43 punëtorë ndërtimi janë të zhdukur pasi tërmeti shkaktoi shembjen e një ndërtese 30-katëshe të papërfunduar në Bangkok, thonë autoritetet tajlandeze.
Pesëdhjetë persona ishin brenda ndërtesës pranë parkut Chatuchak, i cili është qindra kilometra larg nga epiqendra e tërmetit në Mianmar, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Shtatë shpëtuan ndërsa 43 të tjerë mbeten të bllokuar”, tha Instituti Kombëtar për Mjekësinë Emergjente në një postim në Facebook.
Agjencia e lajmeve AFP raportoi gjithashtu se 43 persona janë të zhdukur, duke cituar policinë.
“Kur mbërrita për të inspektuar vendin, dëgjova njerëz që bënin thirrje për ndihmë, duke më thënë më ndihmoni”, i tha AFP-së Ëorapat Sukthai, zëvendës shefi i policisë së qarkut Bang Sue.
Ndërtesa ishte menduar për zyrat e qeverisë.