61-vjeçari nga Gjilani u gjet i vdekur, Policia jep më shumë detaje: E gjetëm në bashkëpunim me familjarët - Gazeta Express
string(104) "61-vjecari-nga-gjilani-u-gjet-i-vdekur-policia-jep-me-shume-detaje-e-gjetem-ne-bashkepunim-me-familjaret"

61-vjeçari nga Gjilani u gjet i vdekur, Policia jep më shumë detaje: E gjetëm në bashkëpunim me familjarët

Ballina

Gazeta Express

02/07/2024 17:37

Xhmail Behluli, 61-vjeçari që u shpall i zhdukur të enjten, është gjetur sot i vdekur në Gjilan.

Policia njoftoi se atë e gjetën “në bashkëpunim me familjarët”.

Lexo Edhe:

“Polica e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me media dhe qyrtë përmes së cilës ka kërkuar që të lokalizohet vendndodhja e personi Xhemail (Mehmet) Behluli data e lindjes 20.04.1963 me banim në rrugën ‘’Beteja e Koshares’’ në qytetin e Gjilanit, person i humbur që nga data 27.06.2024”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Sot me datën 02.07.2024 njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në bashkëpunim me familjarë të personit kanë arritur që të gjejnë personin e paraqitur të humbur pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet tutje në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, Policia thotë se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.