string(81) "70-vjecarja-nga-prishtina-sfidon-moshen-ne-fitnes-shikoni-momentin-kur-ngre-pesha"

70-vjeçarja nga Prishtina sfidon moshën në fitnes, shikoni momentin kur ngre pesha

TV/Film

Gazeta Express

12/03/2025 20:49

Gazetare: Berta Menxhiqi

Mosha për të është vetëm një numër. Igballe Ahmeti, në të 70-at, vazhdon të jetë një shembull i forcës dhe vitalitetit, duke dëshmuar se energjia dhe vullneti nuk njohin kufij.

Lexo Edhe:

Pavarësisht sfidave që i ka sjellë jeta, ajo nuk është dorëzuar asnjëherë.

Fitnesi është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së saj, një vend ku lë pas çdo shqetësim dhe gjen forcën për të vazhduar përpara.

Dita e saj është gjithmonë e mbushur me angazhime, por sporti mbetet pasioni i saj më i madh, një rutinë që e ndihmon të gjejë qetësi pas një dite të ngarkuar.

Për më shumë, ndiqeni storjen në linkun më poshtë. /Gazeta Express/.