9 golat e Muriqit në një vend, “Pirati” është spektakolar këtë sezon - Gazeta Express
string(65) "9-golat-e-muriqit-ne-nje-vend-pirati-eshte-spektakolar-kete-sezon"

Futboll

Gazeta Express

29/12/2025 12:16

9 golat e Muriqit në një vend, “Pirati” është spektakolar këtë sezon

Futboll

Gazeta Express

29/12/2025 12:16

Vedat Muriqi është duke e kaluar njërin prej sezoneve më të mira në karrierë.

Ylli i Kombëtares së Kosovës është në mesin e tre golashënuesve më të mirë në La Liga këtë sezon, shkruan “Gazeta Express”.

“Pirati” i ka shënuar 9 gola deri tash duke qenë i papërmbajtshëm për kundërshtarët.

Dhe, klubi i tij – Mallorca e ka publikuar një video ku janë përfshirë krejt golat e sulmuesit prizrenas në këtë edicion.

Muriqi synon të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të klubit ishullor dhe po shkon me hapa të sigurt për ta arritur këtë objektiv, nëse vazhdon me ritëm të njëjtë edhe në pjesën e dytë të sezonit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement