string(53) "policia-po-patrullon-me-pushke-automatike-ne-karaceve"

Policia po patrullon me pushkë automatike në Karaçevë

Gazeta Express

14/08/2020 15:04

Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Policia e Kosovës tashmë ka nisur patrullimin në Karaçevë, pranë vijës kufitare me Serbinë.

Policë të Kosovës me armë të gjatë janë parë duke patrulluar në atë anë.

Lexo Edhe:

Image may contain: 1 person, outdoor, text that says 'LUMHD'

KFOR ka lajmëruar dje se me Policinë e Kosovës do të nisin patrullimet në zonën, që prodhoi shumë reagime këtë javë.

“Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka nisur planifikimin me Policinë Kufitare të Kosovës për veprimtari të përbashkëta operacione në zonën e Kamenicës”, thuhej në njoftimin e KFOR-it.

Të shtunën e kaluar, ushtarë serbë me uniformë e armë u panë duke lëvizur rreth lagjeve të banuara me shqiptarë, në Karaçevë, që është pjesë e Kamenicës. /Express/

Image may contain: one or more people, people standing, tree, outdoor and nature
Image may contain: one or more people and outdoor, text that says 'LUMHD'