string(94) "situata-me-covid-19-ne-kosove-qeveria-nxjerr-rregullore-per-angazhimin-e-stafit-te-ri-mjekesor"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2020 9:25

Situata me COVID 19 në Kosovë, Qeveria nxjerr rregullore për angazhimin e stafit të ri mjekësor

Lajme

Gazeta Express

09/12/2020 9:25

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike derisa sipas njoftimit të ekzekutivit janë marrë disa vendime, raporton Gazeta Express.

Kabineti qeveritar ka miratuar propozimin e Ministrit Shëndetësisë, Armend Zemajt për nxjerrjen e një rregullore për kushtet e kompensimit dhe procedurat tjera të angazhimit të përkohshëm të stafit mjekësor.

Lexo Edhe:

Në arsyetim të vendimit thuhet se, kërkesat në rritje për angazhimin e profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, për shkak të mbingarkesës me pacientë të infektuar me COVID-19 dhe infektimit të profesionistëve shëndetësor me COVID-19, është e domosdoshme të nxirret Rregullorja për kushtet, kompensimin,  dhe procedurat tjera për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID – 19./Express/