Në Gjermani, për shkak të pandemisë së koronavirusit në vitin 2020, u regjistrua numri më i ulët i orëve të punës që nga bashkimi i vendit, njoftoi të martën Agjencia Federale e Punës.
“Performanca mesatare vjetore e punës për punonjës u ul me më shumë se 50 orë në vitin 2020”, tha Enzo Weber i Institutit të Kërkimit të Tregut të Punës, i cili operon brenda Agjencisë Federale të Punës.
Vitin e kaluar, numri i orëve të punës u ul me 4.7 për qind krahasuar me një vit më parë, dhe në fund të vitit 2020 arriti në 59.64 miliardë orë pune, që është vlera më e ulët e regjistruar në 30 vjetët e fundit.
Vitin e kaluar, për shkak të kushteve pandemike, numri i përgjithshëm i të punësuarve ra, për herë të parë në 16 vjetët e fundit.
Një total prej 44.8 milionë njerëz ishin të punësuar në Gjermani në fund të vitit 2020, që është 1.1 për qind më pak se në vitin 2019.
Vitin e kaluar, 2.9 milionë punonjës u prekën nga ulja e orëve të punës, e cila është pothuajse tri herë më shumë se në vitin 2009, kur qeveria gjithashtu subvencionoi punën me kohë të pjesshme si një mekanizëm për të mbrojtur sipërmarrësit nga falimentimi.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...