Departamenti i Kirurgjisë në Spitalin Amerikan Kosovë
Spitali Amerikan në Kosovë i pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe me një skuader mjekësh profesionistë të udhëhequr nga Dr. Sabri Tmava trajton patologjitë e ndryshme mjekësore, nëpërmjet procedurave kirurgjikale si dhe procedurat miniinvasive,endoskopike-laparoskopike.
Në Departamentin e kirurgjisë së Përgjithshme trajtohet i gjithë spektri i patologjive dhe realizohen me sukses një sërë intervenimesh kirurgjikale si Kirurgji e stomakut (kancer i stomakut, patologjitë beninje), Kirurgji e zorrës së trashë (kancer i zorrës së trashë dhe patologjitë beninje), Kirurgji e gjendrës tiroide (me një metodë bashkëkohore – pa qepje dhe pa dhimbje), Kirurgji e pankreasit, Kirurgji e herniës, Kirurgji e shpretkës, Kirurgji e urgjencës etj.
Një ekip i kualifikuar mjekësh specialist kirurgë të përgjithshëm është i dedikuar 24 orë në ditë /365 ditë të vitit për t’ju siguruar shërbimin më të mirë të mundshëm ҫdo pacienti. Stafi i këtij Departamenti të kirurgjisë së Përgjithshme bashkëpunon ngushtë me të gjithë specialetet e tjera mjekësore të tilla me qëllim ofrimin e një kujdesi optimal pacientit si mënyra më e mirë për menaxhimin dhe zgjidhjen sa më të mirë të ҫdo problematike mjekësore kirurgjikale që kërkon zgjidhje.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan #perqafojejeten
*Artikull i sponsorizuar
https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/posts/2971956383023587