string(41) "jahja-kokajt-i-lansohet-raketa-ne-emision"

Jahja Kokajt i “lansohet” raketa në emision

Lajme

Gazeta Express

14/07/2021 21:03

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, iu është bërë një surprizë në emisionin ‘Natë Vere’ pas deklarimeve të tij për lansim rakete.

Në emisionin e transmetuar në T7, atij iu është “lansuar” një raketë e improvizuar, derisa Kokaj ka ofruar shpjegime nga rrafshi i tij i studimit për lansimin e raketave, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Deputeti i VV’së mbrëmë për ‘Natë Vere’ ka thënë se është në përpunim të një projekti shkencor, në kuadër të hulumtimeve nano-teknologjike, për lëshimin e një rakete të një madhësie jo fort të madhe.

I pyetur nëse lansimi i raktës të ndodh përbrenda Qeverisë Kurti, ai ka thënë se ka gjasa të ndodh diçka e tillë. /Gazeta Express/