string(67) "pamje-australia-goditet-nga-nje-termet-i-fuqishem-habiten-gazetaret"

Pamje: Australia goditet nga një tërmet i fuqishëm, habiten gazetarët

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 8:26

Një tërmet me fuqi prej 5.8 shkallësh të Rihterit e ka goditur pjesën juglindore të Australisë, duke i dëmtuar ndërtesat në qytetin Melbourne.

Tërmeti ndodhi rreth orës 9 e 15 minuta të mëngjesit të së mërkurës sipas kohës lokale në Mansfield, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha: “Nuk kemi raporte për lëndime serioze dhe ky është lajm shumë i mirë”.

Pamjet: Getty Images

Dridhjet u ndien edhe në Australinë Jugore dhe në Uellsin e Ri Jugor. Pas tërmetit kryesor u regjistruan edhe dy dridhje me fuqi prej 4.0 dhe 3.1 shkallësh.

Ndonëse ky është tërmeti më i fuqishëm në Australi në vjetët e fundit, duket se ai nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.