string(66) "shkrumb-e-hi-veturat-u-dogjen-ne-parking-ne-veternik-pamje-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2022 14:38

“Shkrumb e hi”, veturat u dogjën në parking në Veternik – pamje të reja

Lajme

Gazeta Express

09/05/2022 14:38

Në rrethana akoma të panjohuara janë përfshirë nga flakët disa vetura në parkingun e “Albi Mall” në Veternik të Prishtinës.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga T7, zjarri është lokalizuar dhe në vendin e ngjarjes përveç zjarrfikësve po qëndrojnë edhe Njësitet e Policisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

Veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale, teksa nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.

Gazeta Express po pret një përgjigje nga policia lidhur me incidentin e shkaktuar në Veternik.

Pamje të reja mund të shihni më poshtë: