string(52) "shqipe-hysenaj-tregon-sa-i-kushtoi-udhetimi-ne-dubai"

Shqipe Hysenaj tregon sa i kushtoi udhëtimi në Dubai

Rozë

Gazeta Express

11/05/2022 10:45

Fenomeni “Dubai Porta Potty” në Emiratet e Bashkuara është kryefjalë e mediave në këto ditë të ngrohta ku shumica e VIP-eve shqiptare dhe vajzave të Instagramit shijojnë pushimet në Dubai. 

Për këtë ka folur edhe Shqipe Hysenaj e cila ka qenë një vit më parë në Dubai. Asokohe ajo u komentua se pushimet e saj janë financuar nga një sheik, teksa sot ajo thotë se ka shkuar me të vëllanë dhe me vete ka pas vetëm 5 mijë euro nga të cilat disa i kanë tepruar.

Lexo Edhe:

“Nuk ka jetesë të mesme në Dubai, aty është ose e ulët ose e lartë. Kam qenë me vëllanë. Nuk është se ka ndonjë shtrenjtësi të madhe për të shkuar në hotel. Flas për njerëzit që punojnë. Njerëzit që nuk punojnë është më e shtrenjtë. Unë 5 mijë euro i mora me vete dhe më tepruan. Doja të shikoja më shumë gjëra por nuk më doli koha. Doja 5 ditë të tjera. Qëndrova 10 ditë dhe shpenzova gati 5 mijë euro, pa jetë nate. Kur lëvizja në plazhe të tjera, kishte kosto ekstra”, shkruan ajo.