string(56) "beqa-do-te-procedojme-edhe-me-padi-ndaj-donika-gervalles"

Beqa: Do të procedojmë edhe me padi ndaj Donika Gërvallës

Lajme

Gazeta Express

01/06/2022 17:51

Zyrtari i PDK-së, Hajdar Beqa, i ftuar në Frontal të T7 ka folur për pretendimet e partisë së tij se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla është përfshirë në një aferë të keqpërdorimi të 1.1 milion eurove bashkë me ministrin Fikrim Damka.

Beqa ka thënë se konsideron që në këtë rast ka elemente të konsumit të veprës penale, meqë sipas tij, Gërvalla s’ka të drejtë të japë pëlqime për lidhjen e marrëveshjeve me institucione joqeveritare.

Lexo Edhe:

Ai tutje ka thënë se është obligim i Prokurorisë që të marrë lëndën, derisa ka paralajmëruar se PDK-ja në ditët në vazhdim do të procedojë edhe me padi kundër shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla.

“Unë konsideroj se ka disa elemente të konsumit të veprës penale. S’ka të drejtë Gërvalla të jep pëlqime për marrëveshje me institucione joqeveritare. Dhe unë mendoj që Gjykata do t’i jepë të drejtë PDK-së. Vazhdojmë përmes organeve të drejtësisë. Pas kësaj konference, Prokuroria e ka për obligim me e marrë lëndën. Besoj që PDK do të procedojë me padinë penale”, ka thënë Hajdar Beqa në T7.

Ndryshe, ministrja Gërvalla përmes një reagimi në profilin e saj në “facebook”, ka mohuar të ketë keqpërdorur shumë e të hollave që pretendon Partia Demokratike e Kosovës./Express/