string(58) "argjentina-fiton-finalissiman-messi-ngrit-nje-trofe-tjeter"

Argjentina fiton “Finalissiman”, Messi ngrit një trofe tjetër

Futboll

Gazeta Express

01/06/2022 22:44

Argjentina ka arritur të shënojë fitore ndaj Italisë në “Finalissiman” me rezultat 0:3.

Kështu, Messi fiton trofeun e dytë me Argjentinën, pas triumfit në ‘Copa America’ vitin e kaluar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lautaro Martinez realizoi në minutën e 28-të të ndeshjes pas asistimit nga Lionel Messi.

Në minutën e fundit të pjesës së parë realizoi Di Maria, duke u asistuar nga Lautaro Martinez pas një aksioni të bukur.

Krejt në minutat e fundit, Dybala shënoi për 0:3.

Në fund, Argjentina me Messin iu gëzua një trofeu tjetër, teksa bëhet gati për Kupën e Botës që nis në nëntor. /Gazeta Express/