string(92) "presidentja-e-komisionit-evropian-eshte-interes-strategjik-qe-ukraina-te-integrohet-ne-union"

Presidentja e Komisionit Evropian: Është interes strategjik që Ukraina të integrohet në union

Lajme

Gazeta Express

02/06/2022 16:53

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, ka thënë të enjten se është në interesin e BE-së që Ukraina të anëtarësohet në union.

Pos interes strategjik, ajo integrimin e Ukrainës në BE e ka cilësuar edhe si “detyrë morale”, raporton euronws, transmeton Express.

Lexo Edhe:

Këto komente ajo i bëri gjatë një konference ndërkombëtare që po mbahet në Slloveni – pjesë e ngjarjes është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të gjitha shetet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë mbështetje Ukrainës në betejën kundër agresionit rus.

Së fundmi, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se kanë nevojë për më shumë mbështetje ushtarake.

Tashmë 20 për qind e territorit ukrainas është pushtuar.

E Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania u zotuan të mërkurën se do ta furnizojnë Ukrainën me armatim të avancuar. /Express.