string(76) "dil-nga-shtepia-mister-vrasesi-me-motor-i-ismet-cekorjes-pyetet-alban-brucaj"

“Dil nga shtëpia”, mister vrasësi me motor i Ismet Çekorjes! Pyetet Alban Bruçaj

Shqiperi

Gazeta Express

03/09/2022 10:45

Me 5 plumba është vrarë ditën e djeshme 57 vjeçari Ismet Çekorja në Shkodër.

Kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen Guerrilë aty ku ekzekutua kanë zbuluar se autori ka qenë një person me motor dhe me skafandë në kokë.

Lexo Edhe:

Në pak minuta ka ndodhur skena e krimit. Autori ka mbërritur me motor pranë vendit të ngjarjes, është ndalur, ka qëlluar ndaj 57 vjeçarit dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Për shkak të skafandës, është i pamundur identifikimi i autorit të ngjarjes por blutë e Shkodrës kanë bërë edhe sekuestrimin e kamerave të tjera të sigurisë në segmente të tjera të Shkodrës, për të parë nëse në ndonjë moment autori ka çeduar duke hequr skafandën cka do të bënte të mundur identifikimin e tij.

Lidhur me vrasjes në polici janë shoqeruar deri tani 8 persona. Mes tyre është edhe 25 vjeçari Alban Bruçi së bashku me të atin e tij pasi dyshohet se vrasja mund të jetë kryer për hakmarrje.

Më datë 29 Gusht, Çekorja doli para mediave duke kërkuar drejtësi për djalin e tij Bajram Çekorja që është shpallur në kërkim për një atentat të dështuar ndaj Alban Bruçit në 25 gusht. Vrasja për hakmarrje është një nga pistat ku po heton policia.

Dyshohet se Ismet Çekorja është thirrur, nga një person për të dalë nga banesa përpara se të vritej.

/Gazeta Express