string(96) "deputeti-i-ps-krenar-per-patronazhistet-fale-tyre-jemi-te-forte-po-punojne-dhe-per-keto-zgjedhje"

Deputeti i PS “krenar” për patronazhistët: Falë tyre jemi të fortë, po punojnë dhe për këto zgjedhje

Shqiperi

Gazeta Express

19/10/2022 22:47

Deputeti socialist Blendi Klosi ka deklaruar se PS-ja është e fortë prej patronazhistëve, të cilët dalin në terren dhe komunikojnë me qytetarët.

Ai nuk ngurroi ta thotë hapur gjatë emisionit “Now” në Euronws se PS i ka angazhuar patronazhistët edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Lexo Edhe:

Pyetje: Ju patronazhistët i keni quajtur histori suksesi, i keni angazhuar edhe në këto zgjedhje?

Blendi Klosi: Padyshim. Partia Socialiste është e fortë, ju i vini emrin patronazhistë, unë i vë emrin struktura elektorale. Vini çfarë emri të doni, njerëz në terren që punojnë, komunikojnë, realizojnë.

Unë kam shkuar në Vlorë, në takimin e parë ngre strukturën tonë, shpërndaj njerëzit në terren, krijoj strukturën elektorale. Ne jemi të fortë nga ata njerëz që janë në terren. Kjo është diferenca, si e bën Edi Rama dhe Partia Socialiste, si e bën Sali Berisha dhe Partia Demokratike.

/Gazeta Express