string(98) "mjeke-dhe-nene-ne-te-njejten-dite-24-vjecarja-diplomohet-dhe-shkon-me-vrap-ne-spital-per-te-lindur"

Mjeke dhe nënë në të njëjtën ditë, 24-vjeçarja diplomohet dhe shkon me vrap në spital për të lindur

Lajme

Gazeta Express

18/11/2022 7:13

Një 24 –vjeçare italiane është bërë nënë dhe mjeke në të njëjtën ditë. Bëhet fjalë për Benedetta Santoro, e cila shkoi të diplomohej në Universitetin e Perugias me dhimbjet e lindjes. Pas diplomimit ajo vrapoi në spital me partnerin e saj dhe solli në jetë vajzën e saj, Vittoria.

Siç raportohet nga mediat italiane, 24-vjeçarja nga zona e Arezzo-s shkoi në Perugia për për të diskutuar tezën e saj të diplomës, kur i filluan kontraktimet. Në ktë situatë, komisioni i diplomës i dha përparësi asaj.

Lexo Edhe:

Pas diskutimit të tezës së diplomës dhe shpalljes doktoreshë, Benedetta-s iu desh të vraponte me makinë në spitalin e Città di Castello ku, pak më vonë, lindi vajzën e saj./A2CNN