string(60) "gent-ibrahimi-betohet-ne-presidence-si-anetar-i-kushtetueses"

Gent Ibrahimi betohet në Presidencë si anëtar i “Kushtetueses”

Shqiperi

Gazeta Express

13/12/2022 13:08

Në institucionin e Presidentit u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit Bajram Begaj e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Genti Ibrahimi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të tij, Gjyqtari Ibrahimi me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës sipas formulës: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Lexo Edhe:

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Sokol Binaj, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca përfaqësues të OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.

/Gazeta Express