Komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj është i ftuar sot në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Ai tha se Messi ose Mbappe, kush e fiton sonte Botërorin, do ta fitojë edhe Topin e Artë
“Me një seriozitet maksimal, me një mbrojtje e cila, për mendimin tim me Otamendin është paksa e dyshimtë. Në anën tjetër kemi pasiguri në mbrojtjen e trekolorëve. Do të jetë një ndeshje e cila do të vendoset në detaje. Nëse Griezmann ndalohet, Argjentina do të jetë favorite. Messi apo Mbappe, cili do që fiton sonte do të jetë edhe fitues i Topit të Artë”, tha Lokaj.