string(87) "vazhdon-te-jete-e-hapur-ekspozita-hapesira-e-perpjekjes-politike-miniera-e-trepces-1989"

Vazhdon të jetë e hapur ekspozita “Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989”

Arte

Gazeta Express

14/02/2023 14:44

Për ta shpalosur universin e pasur të minierës së Trepçës, do të mbahet një bisedë të mërkurën në ora 16:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës me kuratoren dhe hulumtueset e ekspozitës, Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989.

Ramadan Gjeloshi është një nga minatorët që intervistuam në kuadër të hulumtimit për Grevën e Minatorëve 1989. Ai së bashku me minatorët tjerë organizuan grevën e dytë më 27 tetor të po të njëjtit vit në mbështetje të minatorëve që u arrestuan në grevën e parë në 20-28 shkurt. Nga miniera, Gjeloshi u nxorr me dhunë dhe më pas u arrestua.

Lexo Edhe:

Për të mësuar më shumë për ngarjet që sollën deri në grevën e minatorëve, ju ftojmë ta hulumtoni arkivën tonë dixhitale dhe ta vizitoni ekspozitën Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989.

Ekspozita do të qëndrojë hapur deri më 28 shkurt, 2023, nga e martja deri të dielen, prej orës 10:00 deri në 17:00, në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

/Express/