Njëri nga fituesit e festivalit ‘Art Without Limit International Film Festival’, filmi “An Irish Goodbye” është nominuar për filmin më të mirë të shkurtër në edicionin e 95-të të Academy Awards.
Filmi me regjisor Tom Barkley dhe Ross White ka për temë Irlandën e Veriut rurale, ku një çift vëllezërish të larguar ribashkohen pas vdekjes së parakohshme të nënës së tyre.
Filmi është i metrazhit të shkurtër, 23 minuta.
Përndryshe ‘Art without limits’ u organizua këtë vit për të shënuar edicionin e tretë nga datat 1 deri më 3 dhjetor, duke sjell në Kino Armata filma nga mbarë bota.
/Express/