string(85) "ejupi-kosova-sot-ka-skuadren-me-te-mire-ne-histori-te-perkrahim-te-gjithe-djemte-tane"

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 22:47

Ejupi: Kosova sot ka skuadrën më të mirë në histori, të përkrahim të gjithë djemtë tanë

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 22:47

Aksionari te FC Prishtina, Remzi Ejupi, ka dalë në përkrahje të Kombëtares së Kosovës, një ditë para fillimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kosova ndeshjen e parë e zhvillon nesër, në udhëtim kundër Izraelit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ejupi e ka vlerësuar skuadrën e tanishme si më të mirën në histori të Kosovës, si dhe më të mirë se dy kombëtarët potenciale për dy pozitat e para në grup, Izraeli dhe Rumania.

Ai i vlerësoi “Dardanët” si më të mirë edhe se Kombëtarja e Shqipërisë, që kishte arritur kualifikimin historik në Evropianin e vitit 2016.

Ejupi ka bërë thirrje që t’u krijohet hapësirë talenteve nga vendi ynë, si dhe ka bërë thirrje që të gjithë të përkrahin futbollistët e Kosovës sepse siç tha ai, ata për këtë kanë nevojë.

Postimi i plotë nga Ejupi:

“Skuadra e Kosovës më e mira në histori, t’u krijojmë hapësirë talentëve tanë!

Sot, Kosova ka skuadrën më të mirë të historisë! Djemtë tanë dikur ishin talentë në fushat tona, tani janë realitete të afirmuar në skuadrat më të njohura evropiane.

Uroj që në vendin tonë t’u krijojmë hapësirën e duhur që këta djem të tregojë aftësitë e tyre.

Kosova është dukshëm skuadër më e mirë sesa Izraeli e Rumania. Nëse  shohim lojën e izraelitëve apo rumunëve në këto kushte vetëm dy apo tre nga ta do të mund të luanin për Kosovëm, kurse djemtë tanë do të ishin liderë te kundërshtarët.

Edhe nëse shohim në futbollin shqiptar, përsëri Kosova është skuadër më e mirë se skuadra e Shqipërisë, e cila u kualifikua në EURO 2016.

Deklarata e më sipër nuk mbështetet vetëm në mendimet subjektive, por në fakte, prandaj u bëj thirrje që të bëhemi bashkë të mbështesim djemtë tanë, sepse ata kanë nevojë për këtë, kurse ne kemi nevojë të gëzohemi për sukseset e tyre”. /Gazeta Express/