string(54) "kerkohet-ndalimi-i-perdorimit-te-tiktok-ut-ne-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2023 18:50

Kërkohet ndalimi i përdorimit të TikTok-ut në Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

03/04/2023 18:50

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në Komisionin për Integrimin Evropian propozoi që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale TikTok.

“Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbajë në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme…

Lexo Edhe:

AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për Metën, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve evropianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve evropianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB-së u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale.

Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale. Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmojë, më pas të na ndërgjegjësojë për forcimin e çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe.

Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që TikTok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem vendimeve për ndalimin ë përdorimit të këtij aplikacionin në tria nivelet, në këshill, legjislacion..etj.

Të paktën te pajisjet e zyrtare. SHBA-ja ka shkuar përtej në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit TikTok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion eminent”, tha Balla.