string(98) "del-videoja-nikulaj-i-priti-vrasesit-ne-restorantin-e-tij-spiunet-drekuan-me-femijet-e-biznesmenit"

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2023 14:39

Del videoja, Nikulaj i priti vrasësit në restorantin e tij, spiunët drekuan me fëmijët e biznesmenit

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2023 14:39

Të tjera detaje janë zbardhur për 3 personat të cilët luanin rolin e vëzhguesit në vrasjen e Ardian Nikulajt të mërkurën e 19 prillit në lokalin e tij në Shëngjin.

Harry Simpson u kujdes në çdo detaj për të vëzhguar çdo lëvizje jo vetëm të viktimës por dhe familjarëve të tij.

Lexo Edhe:

Në videon e siguruar shihet djali 8 vjeçar i Nikulajt teksa luan bilardo me Simpson e ndërkohë informonte killerin portuges për lëvizjet e të atit, po ashtu tek një video tjetër shihet po Simpson i cili po ashtu ka drekuar me fëmijët e viktimës.

Tek një tjetër foto shihet Harriet Bridgman dhe Paul Hunt të cilët u mikpriten nga vetë viktima për të darkuar. Informatorët u mikpritën për disa ditë duke u hequr si tursitë në restorantin e Ardian Nikulajt, pa e ditur se kjo mikpritje do të kthehej në plumba dhe me vdekje për vete atë.

Persona të afërt të familjes Nikulaj kanë konfirmuar mbrëmjen e djeshme se familja Nikulaj  ka nxjerrë nga ngujimi familjen dhe të afërm të Edmond Haxhisë pasi emri i tij doli si i përfshirë në këtë ngjarje. Familja Nikulaj e la pas kanunin duke ia dorëzuar drejtësisë gjykimin e plotë të vrasjes së Ardian Nikulajt.

/Gazeta Express