Mediat greke raportojnë se për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, njëkohësisht përfaqësues i minoritetit grek, është njoftuar edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Pas kësaj ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
“Mësohet gjithashtu se ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pasi më herët ka informuar për këtë çështje kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis”, shkruan Protothema.
Media greke shkruan gjithashtu se ditët e fundit Kryeministri shqiptar ka vënë në shënjestër Fredi Belerin, duke u përpjekur të mbështesë të zgjedhurin e tij për bashkinë e Himarës, Jorgo Goron.
/Gazeta Express
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...