string(71) "atentati-ndaj-gentjan-bejtjes-ky-eshte-29-vjecari-qe-mbeti-i-vrare-foto"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2023 9:47

Atentati ndaj Gentjan Bejtjes, ky është 29-vjeçari që mbeti i vrarë (Foto)

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2023 9:47

Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt banesës së Gentjan Bejtjes në mesnatë në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Nga të shtënat mbeti i vrarë Ramazan Sino 29 vjeç, kunati, dhe u plagosën dy djemtë e Gentjan Bejtjes.

Viktima

Njëri prej tyre në gjendje të lehtë doli nga spitali në orën 04:00, ndërsa tjetri Alvi Bejtja 13 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lexo Edhe:

Vrasësit e atentatit kishin përdorur një automjet tip Volkswagen Golf 5 për të kryer ngjarjen kriminale.

Shënjestër e atentatit ka qenë Gentjan Bejtja, i cili u ka shpëtuar atentateve edhe disa herë të tjera.

Gentjan Bejtja

Bejtja, një ish-punonjës i policisë së burgjeve, njihet nga strukturat e policisë për backgroundin e tij kriminal dhe hasmërinë e krijuar me disa grupe kriminale të Fushë-Krujës me të cilët kishte qenë më parë në miqësi.

/Gazeta Express