string(83) "detaje-nga-mbytja-e-4-personave-ne-hec-in-e-banjes-cfare-gjeti-policia-buze-liqenit"

Shqiperi

Gazeta Express

21/07/2023 21:36

Detaje nga mbytja e 4 personave në HEC-in e Banjës, çfarë gjeti policia buzë liqenit

Shqiperi

Gazeta Express

21/07/2023 21:36

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur sot në Gramsh, ku dyshohet se babai me dy djemtë dhe nipi të janë mbytur në Liqenin e Banjës.

Dyshohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç  dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu, edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

Lexo Edhe:

Në buzë të liqenit, policia thotë se janë gjetur dy motoçikleta, tre celularë dhe veshjet e personave në fjalë.

Burime zyrtare të policisë thonë se në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA, që po kërkojnë për gjetjen e tyre