string(40) "nderprerje-te-ujit-ne-prishtine-dhe-peje"

Ndërprerje të ujit në Prishtinë dhe Pejë

Lajme

Gazeta Express

24/07/2023 12:39

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të realizohen punime teknike, në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Sipas njoftimit, punimet realizohen te lagjja 038, me ç’rast pa furnizim me ujë, nesër 24 korrik duke filluar nga ora 09:00-16:00 mbesin : Hajvalia, lagjja 038, Veterniku, lagjja Qëndresa, Qershia, NIC, Priam Village, Swiss Village, Zona Industriale Çagllavicë deri te Hotel Emerald.

Lexo Edhe:

“Ju rekomandojmë që për shkak të punimeve, kur vjen uji në krojet tuaja, leni ato të rrjedhin për pak minuta sepse mund të vjen i turbullt në fillim, por pa shqetësim”, thuhet në njoftim.

Ndëkrohë, një bashkatdhetarë i cili këto ditë po qëndron në Pejë, ka njoftuar redaksinë se kanë ndërprerje të shumta të ujit.

“Kjo që po ndodh nuk ndodh as në Afrikë, tërë natën e edhe ditën fshatrat e Pejës pa ujë”, ka thënë ai.