string(106) "ambasadorja-e-shba-se-per-aspiratat-euroatlantike-mali-i-zi-duhet-te-mbeshtese-edhe-sovranitetin-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2023 6:50

Ambasadorja e ShBA-së: Për aspiratat euroatlantike, Mali i Zi duhet të mbështesë edhe sovranitetin e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

17/08/2023 6:50

Ambasadorja e ShBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reike ka folur për hapat që qeveria malazeze duhet t’i ndjekë për aspiratat e saj euroatlantike.

Po ashtu, ajo përmendi përkrahjen e sovranitetit të vendeve fqinje, me theks të veçantë Kosovën.

Lexo Edhe:

Sipas saj, Malit të Zi i nevojitet qeveri që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë si dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Në mënyrë që Mali i Zi të arrijë aspiratat euroatlantike, i nevojitet një qeveri që dënon agresionin e Rusisë, avokon për integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, po ashtu të përforcojë pjesëmarrjen aktive në NATO, të mbrojë të drejtat e minoriteteve dhe të përkrahë sovranitetin e vendeve fqinje, përfshirë Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.