string(78) "kurti-i-shkon-per-vizite-ne-banese-artisti-xhevdet-xhafa-edhe-ti-ki-me-u-plake"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2023 10:47

Kurti i shkon për vizitë në banesë, artisti Xhevdet Xhafa: Edhe ti ki me u plakë

Lajme

Gazeta Express

20/08/2023 10:47

Kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku kanë vizituar artistin Xhevdet Xhafa.

Pamje nga vizita në banesën e Xhafës ka ndarë Ministria e Kulturës dhe Sportit në faqen e saj në Facebook.

Lexo Edhe:

Vizita u përcoll me bisedë e të qeshura, ku ndër të tjera artisti dëgjohet duke thënë “edhe t’i ke me u plakë”.

Paraprakisht kryeministri Kurti i kërkoi atij që të mos ngrihet nga vendi i tij por të qëndrojë ulur.

Sipas qeveritarëve, biseda ishte e “ngrohtë e frymëzuese”.

“Kryeministri Kurti dhe ministri Çeku, dje zhvilluan një bisedë të ngrohtë e frymëzuese me Xhafën, humori dhe krijimtaria e të cilit janë thjesht të pakrahasueshme. Diskutimet u shtrinë nga arti tek bukuria e jetës së përditshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pamje: