string(113) "kurti-ne-slloveni-sonte-merr-pjese-ne-darken-e-ftuar-nga-kryeministri-slloven-neser-ne-panel-me-lidere-te-rajonit"

Kurti në Slloveni, sonte merr pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri slloven, nesër në panel me liderë të rajonit

Lajme

Gazeta Express

27/08/2023 10:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë, për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit- BSF 2023.

Sipas njoftimit të ZKM’së, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

Lexo Edhe:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023. Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.”