string(71) "fsk-e-gatshme-te-marre-pjese-ne-ngjarjen-kryesore-te-ushtrise-britanike"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2023 22:19

FSK e gatshme të marrë pjesë në ngjarjen kryesore të ushtrisë britanike

Lajme

Gazeta Express

13/09/2023 22:19

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në hapat e fundit të përgatitjes për stërvitjen “Cambrian Patrol”, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm në Uells.

Kjo është ngjarja kryesore patrulluese e Mbretërisë së Bashkuar, me pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Lexo Edhe:

Për këtë ka shkruar edhe Ambasada britanike në Prishtinë.

“Ushtarët e FSK-së janë duke i dhënë hapat e fundit përgatitjes së tyre për stërvitjen Cambrian Patrol. Stërvitja rraskapitëse do të mbahet muajin e ardhshëm në Uells dhe është ngjarja kryesore patrulluese, me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror Anglian janë në Kosovë për të mbështetur këto përgatitje duke ofruar njohuri mbi metodat e Ushtrisë Britanike dhe kushtet me të cilat ekipi do të përballet në Uells”, ka shkruar Ambasada.

Ushtrimi “Cambrian Patrol” është ngjarja kryesore patrulluese e Ushtrisë Britanike dhe mbahet në Uells me organizim nga Shtabi i Brigadës 160.

Datat për këtë ngjarje në këtë vit janë 6 – 15 tetor.