Më datën 23 tetor 2023, në Tetarin Oda, në Prishtinë, në orën 14:00, do të organizohet një ngjarje speciale për shfaqjen e filmit “Romni” në kuadër të kampanjës “Martesa nuk është për fëmijë”.
Ky film, i prodhuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, synon të ngritë ndërgjegjen në lidhje me martesat e hershme.
“Romni” rrëfen historinë e Shpresës, një vajze nga komuniteti rom, e cila e sheh të rrezikuar të ardhmen e saj nga perspektiva e një martese të hershme.
Pas përfundimit të shfaqjes së filmit, do të kemi mundësinë të bisedojmë me aktivistë për të drejtat e grave, përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe psikologë për parandalimin e martesave të hershme.