string(38) "botime-te-reja-nga-pika-pa-siperfaqe-2"

Botime të reja nga ‘Pika pa sipërfaqe’

Arte

Gazeta Express

20/10/2023 14:59

Saki, pseudonim i Hector Hugh Munro (1870-1916), është nga shkrimtarët më të rëndësishëm britanikë të tetë-nëntëqindës. Mjeshtër i prozës së shkurtër krahas bashkëkohësve të tij Guy de Maupassant, Anton Çehov, O. Henry, Katherine Mansfield etj., vjen për herë të parë në shqip me këtë vëllim. Njëmbëdhjetë nga tregimet më të njohura të autorit (plus një tregim i rizbuluar ku, ndoshta, shqipja është gjuha e parë ku përkthehet) janë shqipëruar nga Arben Dedja, që ka shkruar edhe një introduktë ku rreket të ruajë ironinë e tregimeve. Autori e përdor fuqinë e tij trilluese për të satirizuar dashakeqësinë, budallallëkun, racizmin e shoqërisë eduardiane të kohës, duke krijuar shpesh një atmosferë horror. Stili është i lehtë, gjithnjë me humor e ironi në majë të gjuhës, kurse intriga e tregimeve shpesh bëhet tejet e ndërlikuar, për të përfunduar pastaj me një fund surprizë ose me shaka të vërteta. Por ka gjithmonë në to një dell mizorie dhe një shije të veçantë për makabren.