Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me zyrtarë tjerë të partisë zhvilluan vizita në familjet e ish-krerëve të UÇK-së të cilët para 3 vjetësh u dërguan në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Krasniqi tha përmes një postimi në Facebook se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi “simbolizojnë forcën, kurajon dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull”.
“Heronjtë janë më shumë se individë – pa çka se bartin emra të përveçëm. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, simbolizojnë forcën, kurajon dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull. Pavarësisht nga muret dhe kufizimet, shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë”, shkroi Krasniqi.
Ai shkroi se sot ata kanë obligim që ta vazhdojnë “ëndrrën dhe punën e tyre për shtetndërtim e fuqizim të kombit tonë”.
“Këtë ua thash edhe familjarëve gjatë vizitave të sotme te ta. Tre vjet kaluan, e mund të kalojë edhe ndonjë tjetër, mirëpo një gjë është e sigurt: Dielli do të lind përsëri!”, shkroi Krasniqi.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...