string(77) "momenti-kur-vetura-mercedes-rreshqet-neper-bore-ne-autostraden-ibrahim-rugova"

Momenti kur vetura ‘Mercedes’ rrëshqet nëpër borë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Lajme

Gazeta Express

25/11/2023 23:29

Moti i lig në Kosovë ka vështirësuar komunikacionin pothuajse në çdo pjesë të vendit.

Rrugët janë mbuluar me borë, veturat kanë rrëshqitur dhe janë krijuar kolona të gjata. Situatë e njëjtë është edhe në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lexo Edhe:

Faqja “Prishtina” në Facebook ka publikuar një video nga autostrada “Ibrahim Rugova”, ku një veturë shihet duke rrëshqitur në rrugën e mbuluar nga bora.