string(75) "babai-qe-nxori-vajzen-ne-prite-sekreti-per-rrembimin-e-14-vjecares-ne-shkup"

Babai që nxori vajzën në pritë, sekreti për rrëmbimin e 14-vjeçares në Shkup

Lajme

Gazeta Express

07/12/2023 8:07

Detaje të reja janë publikuar në media në lidhje me vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u nxor në pritë te rrëmbyesit  nga babai i saj Aleksandar Gjorçevska, tashmë i arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të rejave më të fundit, ish-bashkëshortja e Aleksandar Gjorçevskas vinte nga një familje e pasur dhe së fundmi kishin shitur një shtëpi. Ishte pikërisht ky moment që Aleksandër ishte vënë në dijeni dhe kërkonte të përfitonte para.

Lexo Edhe:

Ai kishte mbajtur kontakte të vazhdueshme me autorin e krimit Lupço Palevski, që u kap së fundmi në Turqi dhe e informonte atë për lëvizjet e të gjithë familjes dhe vajzës së tij të mitur në veçanti.

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski kur u pyet dhe mbi mënyrën si u ekzekutua 14-vjeçarja, zbuloi se plaga që i solli vdekjen e saj u shkaktua me armë zjarri.