string(59) "rast-i-rende-ne-gjilan-vdes-nje-person-pasi-u-ther-me-thike"

Rast i rëndë në Gjilan, vdes një person pasi u ther me thikë

Lajme

Gazeta Express

16/12/2023 23:23

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga një therje me thikë në orët e mbrëmjes në fshatin Dobërçan të Gjilanit, shkruan Gazeta Express.

Rastin për Express e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan,  Valon Osmani.

Lexo Edhe:

Lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar.

“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.  Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.  Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë ai.