string(44) "edhe-sevilla-del-kunder-superliges-evropiane"

Edhe Sevilla del kundër Superligës Evropiane

Futboll

Gazeta Express

21/12/2023 14:45

Sevilla është ekipi i radhës evropian që është shprehur kundër pjesëmarrjes së saj në Superligën Evropiane.

Real Madridi dhe Barcelona janë të vetmit klube “pro” për momentin për themelimin e kësaj lige, e cila s’do të kishte direktiva dhe do të ishte e shkëputur nga UEFA, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

E pas Atletico Madridit, Manchester Unitedit dhe Bayern Munichut, Sevilla doli me një njoftim se është kundër themelimit të kësaj lige, e cila, sipas saj, do t’i turbullonte ujërat dhe s’do të ishte në dobi të familjes evropiane të futbollit. /Gazeta Express/