string(86) "ekipi-i-serie-c-reagon-rreth-zhvillimeve-per-superligen-evropiane-thote-se-smori-ftese"

Futboll

Gazeta Express

21/12/2023 16:42

Ekipi i Serie C reagon rreth zhvillimeve për Superligën Evropiane, thotë se s’mori ftesë

Futboll

Gazeta Express

21/12/2023 16:42

Klubi italian i kategorisë së tretë, Pescara Calcio ka reaguar lidhur me një qëndrim zyrtar rreth “bombës” së hedhur sot nga nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, e cila vendosi në dobi të Superligës Evropiane, e cila synohet të themelohet nga klubet e mëdha evropiane, mbi të gjitha nga Real Madridi dhe nga Barcelona, që janë të vetmet që iu mbijetuan kërcënimeve të UEFA-s.

Ekipi i Serie C u shpreh se nuk ka marrë ndonjë ftesë për pjesëmarrje në këtë ligë dhe nuk do të japë ndonjë koment.

Lexo Edhe:

“Pescara Calcio njofton se pasi nuk ka marrë asnjë ftesë në Superligë, nuk do të bëjë asnjë deklaratë për këtë çështje”, thuhej në njoftimin e tyre.

Ky reagim i tyre është për humor, pasi që ekipet pjesëmarrëse në Superligën Evropiane potenciale do të jenë nga elitat e ligave më të forta evropiane.