Teatri Kombëtar i Kosovës gjatë vitit 2024 ndër të tjera do të shfaq produksionet e veta edhe për diasporën shqiptare në vendet ku jetojnë në bashkëpunim me shoqata e organizma të diasporës.
Bashkëpunimi fillon me ftesën e Unionit të Shqiptareve ne Republiken e Kroacisë, ku me 14 shkurt 2024 në ora 19:00 në Zagreb do të shfaqet komedia “Club Albania” .
“KAZALISTE LUTAKA” ULICA BARUNA TRENKA 3,10000 ZAGREB, HRVATSKA