Mundja shqiptare mori një tjetër medalje në Evropianin e kësaj disipline sportive që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Zelimkhan Abakarov u shpall nënkampion i Evropës në kategorinë e peshës deri në 61 kg në stilin e lirë teksa në finale u mposht nga mundësi rus që garon si neutral, Magomedov me rezultatin 7-4.
Ishte ky një duel me shumë rivalitet teksa të dy mundësit kërkuan triumfin final, por në fund Abakarov u detyrua të dorëzohej përballë kundërshtarit të tij dukë varur medaljen e argjendtë në qafë, shkruan tch.
Vlen të theksohet se abakarov ishte në avantazh kundrejt Magomedov, por që nuk mundi ta ruajë atë dhe në fund u kënaq me vendin e dyte.
Medalja e argjendtë e Abakarov pason atë të artë që fitoi islam Dudaev pasditen e së shtunës në kategorinë deri në 65 kg pasi mundi në finale Rashidov.
Edhe mister, edhe energji, kurioziteti po shtohet se për çka është fjala?!Këtë ndjesi kurioziteti që ta eksplorojmë të panjohurën...