string(32) "vdes-endokrinologja-drita-mekuli"

Vdes endokrinologja Drita Mekuli

Lajme

Gazeta Express

22/02/2024 16:35

Është ndarë nga jeta endokrinologja Drita Mekuli, ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës.

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur “ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”.

Lexo Edhe:

Dr. Drita Mekuli Përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1982.

Në vitin 1990 e përfundoi specializimin në degën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa subspecializimin për Mjekësi Interne – Endokrinologji e përfundoi në vitin 2018.

Dr. Mekuli ishte drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në vitin 2017 dhe u shërbeu qytetarëve të Kosovës si specialiste e Endokrinologjisë për vite me radhë./Express/