Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi e analizoi ndeshjen Portugali – Çeki, që u mbyll para disa minutash.
Portugezët shënuan fitore 2:1 në minutat shtesë me përmbysje të rezultatit.
“Portugalia e kaloi një test kogja serioz, sepse çekët luajtën shumë mirë në fazën e mbrojtjes. Prita më shumë nga Portugalia. Gjëja më e vështirë në futboll është kur mbrohet një skuadër edhe me thy atë bunkerin”, tha Munishi.