Shtatëmbëdhjetë në bashkëpunim me qeverisjen lokale të Styrias, hap thirrje për artistë/e dhe teoricienë/e nga Kosova që të aplikojnë për tu bërë pjesë e programit Styria-Artist-in-Residence për vitin 2025.
Të drejtë aplikimi kanë artistët dhe teoricienët e artit që kërkojnë të krijojnë kontakte me artistë dhe skenën krijuese në Graz, Styria. Kujdesi dhe rrjetëzimi i artistit/es bëhet përmes iniciativave kulturore në Graz, të cilët ofrojnë edhe një hapësirë pune për artistin/en që do të përzgjidhet nga juria në Graz.
Krahas kushteve të punës, kontakteve, artisti/ja pjesëmarrës do të bëjë një prezantim të punimeve të përzgjedhura dhe një bisedë artistike.
Periudha e bursës varet nga shkalla e qëllimit artistik dhe vendimi i jurisë. Minimumi i qëndrimit është dy muaj.
Data e fundit për aplikim është 15 gusht 2024.
/Express