7Arte, në rolin e fasilituesit të procesit për rihartimin e Strategjisë për Kulturë 2024-2027, njëherit në cilësinë e sekretariatit të Rrjetit të Organizatave Kulturore në Mitrovicë, ka bërë të ditur lajmin se Kuvendi Komunal i Mitrovicës, sot ka miratuar Strategjinë për Kulturë 2024-2027.
Pritet që miratimi i strategjisë për kulturë ta lehtësoj dhe orientoj zhvillimin e mëtejshëm të jetës kulturore e artistike në qytetin e Mitrovicës, duke i dhënë shtytje edhe zhvillimit të turizmit kulturor dhe ekonomisë në vend.
Ky aktivitet është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.