string(50) "ronaldo-kur-ta-le-kombetaren-do-te-jete-nje-vendim"

Futboll

Gazeta Express

27/08/2024 8:20

Ronaldo: Kur ta lë Kombëtaren do të jetë një vendim…

Futboll

Gazeta Express

27/08/2024 8:20

898 gola të realizuar në karrierë, prej tyre 130 me Kombëtaren e Portugalisë.

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtareve dhe nuk ka vendosur ende që ta mbyll historinë e tij me ekipin luzitan, përkundër paraqitjeve dëshpëruese të tij në Botërorin dhe në Evropianin e fundit.

Lexo Edhe:

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit, sot pjesë e Al-Nassr, mund të vendos të luajë edhe në Kupën e Botës 2026, edhe pse dikush ishte i bindur se do ta përfundonte rrugëtimin me Kombëtaren pas Euro 2024, që u mbajt në Gjermani, përcjell “Gazeta Express”.

Pas dy vjetësh, CR7 do t’i mbushë 41 vjet dhe mund të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë për të kërkuar rekorde të reja.

“Jam gjithmonë i nderur dhe krenar që i përfaqësoj ngjyrat tona, është një ëndërr. Për këtë arsye, kur ta lë Kombëtaren nuk do t’i tregoj askujt para kohe: do të jetë një vendim mjaft spontan, por edhe i menduar mjaft mirë nga ana ime”, deklaroi pesë herë fituesi i Topit të Artë dhe pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve, i cili konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit. /Gazeta Express/