string(51) "ragip-xhaka-takon-grate-dhe-nenat-ne-ojq-rreze-jeta"

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/01/2025 16:53

Ragip Xhaka takon gratë dhe nënat në OJQ “Rreze Jeta”

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/01/2025 16:53

Kandidati me numër 34 nga Partia Demokratike e Kosovës, Ragip Xhaka, vizitoi sot OJQ-në “Rreze Jeta” në Prishtinë, ku së bashku me Floretë Zejnullahun takuan gratë dhe nënat e vyera të kësaj organizate.

Gjatë takimit, Xhaka dëgjoi nga afër shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballen këto gra, duke i siguruar se zëri i tyre do të jetë i pranishëm në Kuvend. “Unë dhe mikesha ime Floreta i siguruam këto nëna dhe gra se zëri i tyre do të dëgjohet,” theksoi Xhaka.

Në fund të takimit, Xhaka i dhuroi organizatës një fanellë të futbollistit të njohur Granit Xhaka, një gjest simbolik që u prit me mirënjohje nga të pranishmet.

#RagipXhaka34 #Xhaka34 #PDK131