string(80) "ronaldo-kur-i-thash-se-po-shkoja-tek-juve-perez-u-mundua-te-ma-nderronte-mendjen"

Futboll

Gazeta Express

05/02/2025 9:51

Ronaldo: Kur i thash se po shkoja tek Juve, Perez u mundua të ma ndërronte mendjen

Futboll

Gazeta Express

05/02/2025 9:51

Në vazhdën e intervistës me “El Chiringuito”, Cristiano Ronaldo ka folur edhe për transferimin e tij në Juventus pas eksperiencës që e pati në Real Madrid.

Legjenda portugeze e zbulon reagimin e presidentit Florentino Perez pasi ia kishte kumtuar atij vendimin për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Real Madridi do të mbetet gjithmonë në zemrën time, është skuadra ku kam qenë më së shumti i lumtur. Atje i kam realizuar gjërat më të rëndësishme dhe më të bukura dhe për këtë njerëzit nuk i harrojnë gjërat. Kur lë gjurmë, njerëzit nuk e harrojnë këtë. Kam vendosur të largohem nga Real Madridi sepse dëshiroja ta nisja një fazë të re në karrierën time”, deklaroi fillimisht Ronaldo, i cili sot i mbush 40 vjet.

“Ia komunikova këtë vendim presidentit, i cili fillimisht e pranoi, por në vazhdim u mundua të ma ndryshonte mendjen. Në atë pikë për mua nuk ishte më e lehtë që ta bëja, sepse ia kisha dhënë fjalën Juventusit dhe nuk mund të kthehesha mbrapsht. Gjatë bisedimeve për largimin tim nga Real Madridi, klubi nuk ka qenë dhe aq i sjellshëm dhe korrekt me mua. Pavarësisht kësaj, kam respekt të madh për presidentin Florentino dhe herë pas here shkëmbejmë ende mesazhe”, përfundoi Ronaldo. /Gazeta Express